Portieri e hëngri barin
Portieri i Bregut të Fildishtë, Boubacar Barry e kafshoi një pjesë të barit nga fusha, pas golit të Wilfreid Bonyt në duelin kundër Greqisë në kuadër të Grupit C në Kampionatin botëror.

Sport
Në Kampionatin botëror 2014 jemi duke parë gjithçka. Të martën pamë kafshimin e Luis Suarezit ndaj Giorgio Chiellinit por kjo nuk ishte e vetmja gjë e çuditshme.
Portieri i Bregut të Fildishtë, Boubacar Barry e kafshoi një copë bari të fushës, pas golit të realizuar nga Kombëtarja e tij kundër Greqisë.
Skuadra afrikane në fund humbi me rezultat 2:1, duke u eliminuar nga Kampionati botëror, por kamerat e xhiruan Barryn me një copë bari në gojë pas golit të realizuar nga sulmuesi i Swanseas, Wilfried Bony.
Ai festoi duke kërcyer në drejtim të kamerës prapa portës, para se të hapte gojën duke na dhënë mundësinë të kuptojmë atë që kishte bërë. E çuditshme.