Porsche prezanton makinën e parë elektrike, për pesë minuta mbushje lëvizë 100 km

Porsche ka prezantuar modelin ‘Taycan’, që vlerësohet të jetë si vetura e parë elektrike e kompanisë prodhuese të automobilave.

Auto & Tek

04/09/2019 21:19

‘Taycan’ është prezantuar në tri evente: atë të Kanadasë, Kinës dhe Frankfurtit, transmeton lajmi.net.

Për sa i përket specifikave, shpejtësia maksimale e veturës elektrike është 216 km/h (kilometra në orë), gjersa shpejtësinë 100 km/h mund ta arrijë për vetëm 2,8 sekonda.

Motori, i pajisur me 650 kW, i mundëson automobilit të prodhojë 750 kuaj fuqi. Falë kapacitetit që ka, me mbushje për vetëm pesë minuta, vetura mund të lëvizë deri në 100 km.

Çmimet e modeleve të serisë ‘Taycan’ pritet të fillojnë prej 145-235 mijë euro. /Lajmi.net/

YouTube player