Porsche-ja që la “gojëhapur” të gjithë përgjatë turneut evropian

Modeli ‘718 Cayman GT4’ nga Porsche iu la mbresa të gjithëve përgjatë turneut ‘TG24’.

Auto & Tek

19/09/2019 11:00

TopGear ka grumbulluar disa nga fotografitë më ‘pikante’ të veturës, e cila do lansohet vitin tjetër, të kapura përgjatë ‘TG24’, njofton lajmi.net.

Sido që të jetë, ky 718 GT4 i ri ofron 50 përqind më shumë forcë sesa gjenerata e mëparshme falë një ndarjeje të rindërtuar, krahut të pasmë dhe difuzuesit.

Për sa i përket specifikave, vetura është e pajisur me një motor 4,0 litërsh, që ia mundëson asaj të arrijë 414 kuaj-fuqi.

Rrjedhimisht, shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë, modeli më i ri nga seria ‘Cayman’ mund ta përshkojë për 4,1 sekonda.

Çmimi i veturës mund të variojë nga 73-85 mijë euro. /Lajmi.net/