Porsche i vjetër i Tom Cruise shitet me çmim rekord – Kjo është vlera marramëndëse

Vendi i parë mbahet nga Aston Martin DB5 që është përdorur në filmat e James Bond “Goldfinger” dhe “Thunderball”, i cili u shit në vitin 2010 për 4,6 milionë dollarë.

Auto & Tek

22/09/2021 11:10

Porsche 928, me të cilin Tom Cruise është shfaqur në vitin 1983 në filmin “Risky Business”, është shitur për një shifër marramendëse prej 1,98 milionë dollarë në një ankand të mbajtur në fundjavë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur një rekord për makinat sportive gjermane.

Porsche doli në ankand së bashku me shumë automjete të tjera, por rrëmbeu të gjithë vëmendjen duke befasuar edhe ekspertët e automjeteve klasike.

Rekordi i mëparshëm për shitjen e një makine Porsche 928 ishte 296 mijë dollarë në vitin 2016, Clubsport, një nga 5 të tilla të prodhuara më parë. Tashmë, kjo shifër është eklipsuar nga makina e “Risky Business”, e cila u shit për një vlerë 47 herë më të lartë se sa kushton një Porsche 928.

Megjithatë, kjo nuk është makina më e shtrenjtë e cila është shfaqur në një film.

Vendi i parë mbahet nga Aston Martin DB5 që është përdorur në filmat e James Bond “Goldfinger” dhe “Thunderball”, i cili u shit në vitin 2010 për 4,6 milionë dollarë.

Kujtojmë se filmi “Risky Business” është i vitit 1983.

Filmi mbulon tema duke përfshirë materializmin, humbjen e pafajësisë, moshën madhore dhe kapitalizmin.

I njohur më së miri si filmi i Cruise, Risky Business ishte një sukses ku u fitua më shumë se 63 milion dollarë kundrejt një buxheti prej 6.2 milion dollarësh. /Lajmi.net/