Porsche 911 e rrallë, mendohet të jetë e vetmja nga kjo seri (Foto)

Në Shtetet e Bashkuara është gjetur një model i rrallë 911, që është i vetmi në vend, por mendohet se ky është ekzemplari i vetëm që e ka prodhuar ndonjëherë Porsche.

Auto & Tek

24/01/2017 09:36

Kompania gjermane është e njohur për krijimin e edicioneve speciale, pikërisht nga kjo seri, transmeton Telegrafi.

Madje, kishte një edicion special që destinohej vetëm për meksikanët e klubit të entuziastëve.

Por, nuk është parë më herë një 911 Carera S Endurance Racing Edition, që dyshohet të jetë krijuar për një pronar të pasur, që është dashamir i super-veturave.

Ky ekzemplar ka shenja të dukshme, që e bën dallojë nga modelet e mëparshme dhe nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër.

Megjithëse mund të jetë një dhe i vetmi, ky 911 nuk do të shitet më shumë se 600 mijë dollarë, ndërsa një 911 është shitur së fundmi për një milion dollarë. /Telegrafi/