lajmi.net

Porosit për fushatë qytetëruese

Kryeministri Thaçi ka porositur serbët e veriut që t’i zgjedhin liderët e tyre legjitimë lokalë. Ai ka lavdëruar Mimoza Kusari-Lilën në ditën e fundit të saj si pjesë e kabinetit qeveritar.

Lajme

02/10/2013 11:38

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka drejtuar sot mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Ai ka uruar të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje dhe u ka bërë thirrje për një “fushatë qytetëruese dhe konkurruese”.

Duke qenë se këto janë zgjedhjet e para që Kosova i organizon në pjesën veriore të vendit, ai nuk ka lënë pa porositur edhe serbët që jetojnë në atë pjesë që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i zgjedhur liderët e tyre legjitimë lokalë.

“Këto janë zgjedhjet e para që mbahen në gjithë territorin e Kosovës. Ftoj serbët në veri që të marrin pjesë në këto zgjedhje që të klenë liderët e tyre pas 3 nëntorit”.

“Uroj qytetarët për këtë mundësi të re për thellimin e demokracisë. Uroj partitë dhe të gjithë individët që marrin pjesë në zgjedhje me suksesin e kultivim,it të vlerave demokratike, të vizionit evropian për Kosovën dhe për komunat”.

“Unë besoj që kjo fushatë do të jetë e mirëfilltë qytetëruese. Fushata duhet të jetë në fryumën e konkurrencës politike, të partneritetit shtetndërtues”.

Gjithashtu mbledhja e sotme ka qenë e fundit në të cilën ka marrë pjesë Mimoza Kusari- Lila. Prej sot ajo nuk do të jetë në këtë post, pasi që do të largohet për t’u përqendruar në garën për kryetare të Gjakovës ku kandidon në emër të partisë Aleanca Kosova e Re.

“I uroj suksese në Gjakovë. E falënderoj për punën e shkëlqyer që ka sjellë. Ka sjellë një frymë të re qeverisëse, reforma në sektorin ekonomik, punën e guximshme dhe hapat konkretë në zhvillimin ekonomik”.

“Përpos sukseseve të brendshme ka bërë një punë të shkëlqyer në prezantimin e dinjitetshëm të Kosovës jashtë vendit. Aty ku jeni ju është edhe suksesi”.

Porosit për fushatë qytetëruese

Kryeministri Thaçi ka porositur serbët e veriut që t’i zgjedhin liderët e tyre legjitimë lokalë. Ai ka lavdëruar Mimoza Kusari- Lilën në ditën e fundit të saj si pjesë e kabinetit qeveritar.

Lajme

02/10/2013 09:54

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka drejtuar sot mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

LM