Politikani serb Shormaz: Rakiq përfundon në spital, nuk pati guxim ta raportonte rrahjen

Politikani serb Dragan Shormaz ka komentuar sot rrahjen e deputetit të Parlamentit të Serbisë Goran Rakiq. Sipas Shormaz, Rakiq ndonëse është rrahur nuk ka pasur guxim të raportoj sulmin në Policinë e Kosovës. “Kryeministri i rrëzuar Vuçeviq bëri të ditur se Kurti do të bëjë një provokim të ri sot?! Kur ajo… mediat në Kosovë…

Lajme

14/10/2024 12:20

Politikani serb Dragan Shormaz ka komentuar sot rrahjen e deputetit të Parlamentit të Serbisë Goran Rakiq.

Sipas Shormaz, Rakiq ndonëse është rrahur nuk ka pasur guxim të raportoj sulmin në Policinë e Kosovës.

“Kryeministri i rrëzuar Vuçeviq bëri të ditur se Kurti do të bëjë një provokim të ri sot?! Kur ajo… mediat në Kosovë raportojnë se Goran Rakiq është rrahur dhe ka përfunduar në spital! Në foto është “dajakxhia” Goran Vuçeviq të cilin Rakiq nuk guxuar ta raportojë”, shkroi ai.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Goran Rakiq ishte rrahur nga Goran Vuçeviq natën e së shtunës. I njëjti kishte pësuar lëndime në kokë dhe duar, ndërsa rastin nuk e kishte lajmëruar në Policinë e Kosovës. Ndihmë për ta dërguar në spital i kishte ofruar edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Serbisë, Igor Simiq.

Postimi i tij i plotë në “X”: