“Politika është sa atraktive dhe arti i së mundures” – Anëtari i kryesisë së GUXO jep dorëheqje

Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Partia GUXO, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar aktivitetin e tij politik brenda kësaj partie. Vendimi i tij vjen në një periudhë tensionesh dhe zhvillimesh të fundit brenda subjektit politik që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, raproton lajmi.net Përmes një reagimi publik,…

Lajme

10/03/2026 11:48

Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Partia GUXO, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar aktivitetin e tij politik brenda kësaj partie.

Vendimi i tij vjen në një periudhë tensionesh dhe zhvillimesh të fundit brenda subjektit politik që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, raproton lajmi.net

Përmes një reagimi publik, Hajdaj ka bërë të ditur se vendimi lidhet edhe me mbështetjen që ai i ka dhënë publikisht presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me disa rrethana të tjera që, sipas tij, janë krijuar në raport me udhëheqjen e partisë.

“Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë GUXO, si anëtar i kryesisë qendrore dhe si koordinator i saj jashtë Kosovës”, ka shkruar Hajdaj.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq
Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë
GUXO, si anëtarë i kryesisë qendrore dhe si kordinator i saj jashtë Kosove.
Sigurisht, unë do i mbaj dhe ruaj kujtimet me të mira të atij rrugëtimi politik, sepse përgjatë krejt asaj periudhe kohore, prej daljes në skenë politike të Listës ‘Vjosa’ kam hasur dhe bashkëpunuar pastër dhe ndërgjegjshëm me shumë njerëz të mirë, patriot dhe patriote, që e donë popullin dhe shtetin tonë sovran, Republikën e Kosovës.
Fatkeqësisht, siq e kam thënë edhe ma parë, politika është sa atraktive dhe arti i së mundures, ajo nganjëherë dinë të jetë edhe mizore.
Pa marrë parasysh, se çfarë të pa pritura mund të na krijojë jeta politike, një gjë mbetët e sigurtë:
Kosova mbetet mbi të gjithë ne, dhe ajo është gjaku dhe sakrifica e shumë dëshmorëve dhe heronjve tanë të rënë për liri, pavarësi dhe demokraci që si falet askujt./Lajmi.net/