Policia vijon kontrollet e shtuara në trafik, identifikon dhe sanksionon shkelësit e kodit rrugor

Njësia rajonale e trafikut rrugor të Prishtinës, ka vazhduar zbatimin e kontrolleve të shtuara në trafikun e qyteteve dhe fshatrave me veturat inteligjente, pasi që të njëjtat janë të pajisura me teknologji të avancuar për njohjen automatike të targave, duke mundësuar veprim të shpejtë dhe efikas. Policia e Kosovës ka thënë se qëllimi i këtyre…

Lajme

20/05/2025 16:17

Njësia rajonale e trafikut rrugor të Prishtinës, ka vazhduar zbatimin e kontrolleve të shtuara në trafikun e qyteteve dhe fshatrave me veturat inteligjente, pasi që të njëjtat janë të pajisura me teknologji të avancuar për njohjen automatike të targave, duke mundësuar veprim të shpejtë dhe efikas.

Policia e Kosovës ka thënë se qëllimi i këtyre kontrolleve është rritja e sigurisë në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, përmes identifikimit dhe ndëshkimit të shkeljeve për mos respektim të kodit rrugor si dhe sjellje të papërgjegjshme në komunikacion.

“Vëmendje e veçantë do ti kushtohet tejkalimit të shpejtësisë, përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, mos vendosjes së rripit të sigurisë, tejkalimeve të rrezikshme, si dhe  veturave të paregjistruara. Policia ua  rikujton pjesëmarrësve në trafik se shkeljet e kodit rrugor nuk tolerohen dhe do të trajtohen me seriozitet për të garantuar sigurinë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit. Inkurajojmë të gjithë qytetarët të raportojnë shkeljet në trafik në numrin 192 apo përmes aplikacionit Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/