Policia vazhdon me aktivitetet në rajonin e Prishtinës, sekuestrohen armë e municione

 Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës. Sipas njoftimit bëhet e ditur se vetëm gjatë javës së kaluar janë kryer 478 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 73 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime. Ndërkohë në përputhje me urdhëresat,…

Lajme

01/07/2024 12:54

 Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se vetëm gjatë javës së kaluar janë kryer 478 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 73 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

Ndërkohë në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara. Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 3285 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/