Policia tentoi ta ndalojë Aida Dërgutin nën pretendimin se shkeli rregullat e komunikacionit, protestuesit i dalin kundër

Policia e Kosovës ka tentuar sot të ndalojë Aida Dërgutin e PDK-së nën pretendimin se, siç u raportua, shkeli rregullat e komunikacionit derisa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës së sotme të OVL UÇK-së. Kjo çoi në një përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kundërshtuan ndalimin e saj. “Me kap një femër qysh…

Lajme

18/09/2026 12:03

Policia e Kosovës ka tentuar sot të ndalojë Aida Dërgutin e PDK-së nën pretendimin se, siç u raportua, shkeli rregullat e komunikacionit derisa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës së sotme të OVL UÇK-së.

Kjo çoi në një përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kundërshtuan ndalimin e saj.

“Me kap një femër qysh s’të vjen marre, duhet me na kuptu në cfarë pozite jemi. Një femër…”,dëgjohet duke thënë njëri nga protestuesit./Lajmi.net/