Policia spanjolle ka arrestuar një tifoz të Barcelonës në Sevilla për thyerjen e hundës së një tifozi të Real Madridit

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit, duel ky që nis nga ora 22:00. Tensionet mes grupeve të tiofzëve të të dyja skuadrave kanë filluar, ku po raportohet për incidentet të shumta në qytetin e Sevillës ku atje do të zhvillohet edhe finalja. Finalja zhvillohet në stadiumin “La…

Sport

26/04/2025 14:59

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit, duel ky që nis nga ora 22:00.

Tensionet mes grupeve të tiofzëve të të dyja skuadrave kanë filluar, ku po raportohet për incidentet të shumta në qytetin e Sevillës ku atje do të zhvillohet edhe finalja.

Finalja zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë.

Pak çaste më parë mediat spanjolle kanë raportuar për një incident të nodhur mes dy grupeve të tifozëve.

Raportohet se Policia spanjolle ka arrestuar një tifoz të Barcelonës në Sevilla për thyerjen e hundës së një tifozi të Real Madridit./Lajmi.net/