Policia shqiptoi mbi 1700 gjoba në trafik për 24 orë

11 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve që ndodhën gjatë 24 orëve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 41 aksidente në vend ku prej tyre 30 janë me dëme materiale. Kështu, policisë i doli goxha punë për t’i disciplinuar shkelësit e rregullave në komunikacion. Veç gjatë së shtunës, organet e rendit shqiptuan hiç…

Lajme

16/11/2025 10:53

11 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve që ndodhën gjatë 24 orëve në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 41 aksidente në vend ku prej tyre 30 janë me dëme materiale.

Kështu, policisë i doli goxha punë për t’i disciplinuar shkelësit e rregullave në komunikacion.

Veç gjatë së shtunës, organet e rendit shqiptuan hiç më pak se 1 mijë e 749 gjoba.

Organet e rendit kanë arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale, pesë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.