Policia shpëton një qytetare nga ngufatja në Vushtrri

Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor është shpëtuar nga ngufatja një qytetare nga Vushtrria.

Lajme

17/05/2022 15:00

Policia në një njoftim për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

“Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngufatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftim.