Policia serbe keqtrajton në mënyrën më brutale studenten në Beograd para Fakultetit Juridik
Mediat serbe kanë publikuar pamje shqetësuese të trajtimit policor të një studenteje, gjatë një bllokade përpara Fakultetit Juridik në Beograd javën e kaluar. Ndërhyrja e policisë ndodhi për shkak të një bllokimi të trafikut, dhe videoja tregon një oficer policie dhe një oficere që i tërheqin flokët vajzës në përpjekje për të zhbllokuar telefonin e…

Lajme
Mediat serbe kanë publikuar pamje shqetësuese të trajtimit policor të një studenteje, gjatë një bllokade përpara Fakultetit Juridik në Beograd javën e kaluar.
Ndërhyrja e policisë ndodhi për shkak të një bllokimi të trafikut, dhe videoja tregon një oficer policie dhe një oficere që i tërheqin flokët vajzës në përpjekje për të zhbllokuar telefonin e saj, transmeton Telegrafi.
Pamjet janë bërë natën midis të mërkurës dhe të enjtes, kur ndërhyrja brutale e policisë ndodhi përpara Fakultetit Juridik në Beograd.
Aty shihen policë me rroba civile që trajtojnë individët e ndaluar, të cilët ndodhen në një stacion autobusi. Në njërën anë të stacionit janë burra të lidhur, të varur në dritaren e stacionit, dhe në anën tjetër është një studente, e rrethuar nga oficerë policie me rroba civile.
Vajza, me duart pas shpine, mbahet nga një oficer policie me rroba civile, dhe një oficer policie i afrohet dhe ia kthen telefonin drejt fytyrës, ndoshta me qëllim që ta zhbllokojë.
Vajza ul kokën dhe në atë moment oficeri i policisë i ngre kokën duke i tërhequr flokët. Përveç saj, një tjetër oficer policie i tërheq flokët vajzës, ndërsa ai që është përpara saj ia afron telefonin në fytyrë.
Portal https://t.co/z0zJelDd2i došao je u posed uznemirujućeg snimka stravičnog policijskog postupanja prema studentkinji, prošle nedelje, tokom blokade ispred Pravnog fakulteta u Beogradu. pic.twitter.com/OLfrbEMpK1
— nova.rs (@novarsonline) July 8, 2025