Policia sekuestron mbi 10 kilogramë kokainë, Sveçla: Aktivitetet policore në luftimin e krimeve do të jenë të pandalshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë ku janë gjetur mbi 10 kilogramë kokainë. Sveçla në rrejtin social ‘’Facebook’’ ka përgëzuar Policinë e Kosovës për këtë aksion duke theksuar se aktivitet policore në luftën e krimeve do jenë të pandalshme dhe të gjithë padallim do të sillen…

Lajme

22/10/2024 16:25

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë ku janë gjetur mbi 10 kilogramë kokainë.

Sveçla në rrejtin social ‘’Facebook’’ ka përgëzuar Policinë e Kosovës për këtë aksion duke theksuar se aktivitet policore në luftën e krimeve do jenë të pandalshme dhe të gjithë padallim do të sillen para ligjit.

‘’Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale. Siç kam theksuar në vazhdimësi, aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarsisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit.”-ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/