Policia rrethon me shirit rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet ku dyshohet se u gjuajt me armë, veturat nuk mund të kalojnë
Një incident dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”, ku nga banorët aty janë dëgjuar të shtënat e armës. Sipas informacioneve të para që i ka siguruar Lajmi.net thuhet se një motor gjërsa ishte në lëvizje në rrugën ‘Isa Kastrati’ shtiu me armë në drejtimi të një…

Lajme
Një incident dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”, ku nga banorët aty janë dëgjuar të shtënat e armës.
Sipas informacioneve të para që i ka siguruar Lajmi.net thuhet se një motor gjërsa ishte në lëvizje në rrugën ‘Isa Kastrati’ shtiu me armë në drejtimi të një shoferi me veturën, BMW.
Deri me tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga të shtënat e armës, lajmi.net po pret për një përgjigje zyrtare të Policisë së Kosovë.
Ndërkaq, Policia aktualisht e ka bllokuar rrugën me shirit për lëvizjen e veturave, kjo për të marr provat e duhura për hetim.
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast./Lajmi.net/