Policia rrethon me shirit pompën e derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë, njësi të shumta bllokojnë vendin

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka rrethuar me shirit vendin e pompës së derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë, duke shtuar edhe numrin e forcave policore. Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net shihet se një numër i madh i forcave policore po qëndrojnë tek pompa “Kastrati” dhe se e kanë rrethuar me shirit vendin e…

Lajme

16/07/2025 17:54

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka rrethuar me shirit vendin e pompës së derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë, duke shtuar edhe numrin e forcave policore.

Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net shihet se një numër i madh i forcave policore po qëndrojnë tek pompa “Kastrati” dhe se e kanë rrethuar me shirit vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet për çka bëhet fjalë, ndërkaq lajmi.net po pret një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast./Lajmi.net/