Policia reagon pas vendosjes së kiosqeve pa leje nga VV në Suharekë
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, raportohet se ka vendosur një kioskë në sheshin e qytetit, të cilën po e shfrytëzon për shpërndarjen e fletushkave dhe kartëvizitave për kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në vendngjarje është parë edhe kandidati për deputet nga kjo parti, Sali Zyba. Nga komuna e Suharekës është konfirmuar se…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, raportohet se ka vendosur një kioskë në sheshin e qytetit, të cilën po e shfrytëzon për shpërndarjen e fletushkave dhe kartëvizitave për kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në vendngjarje është parë edhe kandidati për deputet nga kjo parti, Sali Zyba.
Nga komuna e Suharekës është konfirmuar se nuk është bërë asnjë kërkesë për shfrytëzim të hapësirës, dhe se as nuk është miratuar diçka e tillë.
Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar policinë në Suharekë, nga e cila konfirmuan se kanë asistuar në një rast lidhur me vendosjen e një reklame nga një subjekt politik.
“Po, policia ka asistuar ne nje rast lidhur me vendosjen e nje reklame nga nje subjekt politik”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Lajmi.net/