Policia qëllon për vdekje sulmuesin që vrau suedezët në Bruksel
Policia në Bruksel ka qëlluar për vdekje njeriun që vrau dy shtetas suedezë mbrëmjen e së hënës. Abdesalem Lassoued, 45 vjeç, u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek. Dy suedezë u vranë dhe një person i tretë u plagos në sulmin me pushkë automatike të hënën. Kjo ndodhi në Bulevardin d’Ypres, 5 km (3…
Bota
Policia në Bruksel ka qëlluar për vdekje njeriun që vrau dy shtetas suedezë mbrëmjen e së hënës.
Abdesalem Lassoued, 45 vjeç, u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek.
Dy suedezë u vranë dhe një person i tretë u plagos në sulmin me pushkë automatike të hënën.
Kjo ndodhi në Bulevardin d’Ypres, 5 km (3 milje) nga stadiumi ku Belgjika po luante me Suedinë për t’u kualifikuar në turneun e futbollit Euro 2024.
Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist që atëherë.
Personi i armatosur besohet të jetë një burrë me origjinë tuniziane, i cili ndodhej në Belgjikë ilegalisht, pasi iu refuzua kërkesa për azil.
Ai postoi një video në internet duke thënë se kishte vrarë njerëz në emër të Zotit dhe zyra e prokurorit beson se ai ishte frymëzuar nga Grupi i Shtetit Islamik.
Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden i tha transmetuesit publik flamand VRT se arma automatike që iu gjet ishte e njëjtë me atë të përdorur në sulmin e së hënës.
Kryeministri Alexander De Croo, në një konferencë për shtyp të martën i quajti të shtënat e së hënës “një akt të tmerrshëm terrorizmi”.
Prokurori i rastit ka thënë se motivi i mundshëm ishte shtetësia suedeze e viktimave.
De Croo tha: “Autorët, ata përpiqen të ngjallin frikë, mosbesim dhe ndarje në shoqëritë tona të lira. Terrorizëm. Terroristët duhet të kuptojnë se ata kurrë nuk do të kenë sukses në qëllimin e tyre”./BBC/