Policia po e heton vdekjen e një gruaje, e cila ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore në Pejë

Policia ka njoftuar se dje një grua ishte pranuar në spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njoftimi i plotë: HETIM I VDEKJES- Pejë / 10.05.2025 –16:30. Raportohet se sipas ekipit mjekësor viktima femër/kosovare ishte…

Lajme

11/05/2025 09:10

Policia ka njoftuar se dje një grua ishte pranuar në spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES- Pejë / 10.05.2025 –16:30. Raportohet se sipas ekipit mjekësor viktima femër/kosovare ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion . Rasti është duke u hetuar.