Policia parandalon kontrabandë me 40 keca në Domorovc – kapet një i dyshuar
Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Muqivërc (DRK Lindje), kanë parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë në fshatin Domorovc, pas veprimeve të mirëkoordinuara taktike dhe operative. Sipas njoftimit zyrtar, më datën 26.08.2025, pas pranimit të informatave nga terreni, njësitet policore kanë ndalur një automjet me targa…

Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Muqivërc (DRK Lindje), kanë parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë në fshatin Domorovc, pas veprimeve të mirëkoordinuara taktike dhe operative.
Sipas njoftimit zyrtar, më datën 26.08.2025, pas pranimit të informatave nga terreni, njësitet policore kanë ndalur një automjet me targa vendore që drejtohej nga një person i dyshuar, mashkull kosovar, transmeton lajmi.net
Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën 40 krerë kafshë të imëta (keca), vlera e të cilave llogaritet të jetë rreth 6,000 euro. I dyshuari nuk ka prezantuar asnjë dokument përkatës për prejardhjen apo transportin e tyre.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është iniciuar procedura përkatëse ligjore, ndërsa kafshët janë dorëzuar në doganën kompetente për trajtim të mëtejshëm.
Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe raportimet e tyre të vazhdueshme./lajmi.net/