Policia parandalon dy raste të kontrabandës, njëri furgon përplot me duhan dhe një lokal në Gjilan me mallra pa dokumente
Dy raste të ndara të kontrabandës me mallra janë raportuar së fundi nga Policia e Kosovës. Sipas informacioneve, policia ka arritur që të parandalojë këto raste. Rasti i parë ishte në brezin kufitarë Kosovë-Shqipëri ku një mjet transportues kishte ngarkuar duhan. Kurse rasti i dytë ishte në një subjekt afarist në Gjilan, ku janë hasur…

Lajme
Dy raste të ndara të kontrabandës me mallra janë raportuar së fundi nga Policia e Kosovës.
Sipas informacioneve, policia ka arritur që të parandalojë këto raste.
Rasti i parë ishte në brezin kufitarë Kosovë-Shqipëri ku një mjet transportues kishte ngarkuar duhan.
Kurse rasti i dytë ishte në një subjekt afarist në Gjilan, ku janë hasur mallra të ndryshme si: Mjaltë, shampona, vajra-guri, krema e të tjera pa dokumente përkatëse.
Njoftimi i plotë:
Policia kufitare në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me mallra
Prishtinë, më 19 shkurt 2025
Rasti i parë: Policia kufitare, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Republika e Shqipërisë (zona e Hasit), kanë ndaluar mjetin transportues në të cilin kishte të ngarkuar duhan. Gjatë kontrollit është hasur janë sasi e duhanit të grirë 2398 kg dhe cigare të llojeve: Marloboro, 2036 pako, Dunhill, 330 pako, Davidoff, 570 pako, Parliamnet, 270 pako, Ëinston, 450 pako, Sobranie, 300 pako, Pall mal, 90 pako, Lucky strike, 660 pako dhe Bat, 90 pako.
Rasti i dytë: Zyrtarë nga Task-Forca (Policia & Dogana) në koordinim të aktiviteteve për parandalim të kontrabandës, kanë kontrolluar një subjekt afaristë në rajonin e Gjilanit. Aty janë hasur mallra të ndryshme si: mjaltë, shapona, Vajra-guri, krema etj. pa dokumente përkatëse që dyshohet se janë sjellë përmes rrugëve ilegale (kontrabandë).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka dalë në vend-ngjarje. Dy persona lidhur me rastin janë ndaluar për 48 ore, ndërsa mallrat pa dokumentacione janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.