Policia parandaloi një kontrabandë me kafshë nga Serbia, malli është marrë nga Dogana e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar një karrocë tërheqëse që po e ngiste një burrë në fshatin Dumnicë të Podujevës. Siç njofton Policia, karroca ishte ngarkuar me kafshë në brendi të Serbisë, shkruan lajmi.net. Në karrocë kishte dy desh, një dhi, një qengj si dhe 6 paleta pula apo rreth 66 sosh. Malli është marrë nga…

Lajme

13/03/2025 09:33

Policia e Kosovës ka ndaluar një karrocë tërheqëse që po e ngiste një burrë në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Siç njofton Policia, karroca ishte ngarkuar me kafshë në brendi të Serbisë, shkruan lajmi.net.

Në karrocë kishte dy desh, një dhi, një qengj si dhe 6 paleta pula apo rreth 66 sosh. Malli është marrë nga Dogana e Kosovës dhe është dërguar në terminal doganor.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë / 12.03.2025 – 06:50. Nga njësitë policore është ndaluar një karrocë tërheqëse të cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar, e cila dyshohet se në brendi të Serbisë ishte ngarkuar me kafshë. Në karrocë ishin të ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj, 6 paleta pula (rreth 66 copë Pula). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa malli është marrë nga Dogana dhe është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/