Policia nuk ia kompenson orët jashtë orarit zyrtarëve policorë, Gërxhaliu: Po e dobësojmë shtetin duke shkatërruar strukturat e tij nga brenda
Policia e Kosovës nuk ia ka kompensuar orët jashtë orarit të punëve zyrtarëve policorë. Për këtë ka reaguar njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu i cili ka shtruar pyetjen se “kush po luan me dinjitetin e Policisë, FSK-së e Zjarrfikësve”, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se vendimet e fundit, si ndalimi i kompensimit për punën jashtë…

Lajme
Policia e Kosovës nuk ia ka kompensuar orët jashtë orarit të punëve zyrtarëve policorë.
Për këtë ka reaguar njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu i cili ka shtruar pyetjen se “kush po luan me dinjitetin e Policisë, FSK-së e Zjarrfikësve”, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se vendimet e fundit, si ndalimi i kompensimit për punën jashtë orarit për zyrtarët policorë, janë dëshmi e një qasjeje të papërgjegjshme dhe shkelje e të drejtave të këtyre profesionistëve.
Sipas Gërxhaliut, kjo ndalesë e kompensimit të tyre bie ndesh me Ligjin për Policinë e Kosovës, i cili parashikon kompensime për detyra të rrezikshme, punë nën stres, jashtë orarit, gjatë festave dhe për caktime në punë të veçanta.
“Këto masa kanë shkaktuar pakënaqësi të thella dhe paralajmërime për greva në shumë sektorë. Në një kohë kur vendet e tjera po investojnë në motivimin e kuadrove të sigurisë, Kosova po i demotivon ata, duke dekurajuar pjesëmarrjen në trajnime dhe angazhimet shtesë. Kjo qasje e papërgjegjshme rrezikon të krijojë kaos dhe trazira, duke na rikthyer në situata të ngjashme me ato të marsit 2004, duke e kthyer vendin pas në progresin e arritur”, ka shkruar Gërxhaliu në Facebook.
Ai ka shkruar edhe për kontratat e lobimit në Washington, për të cilat thotë se nuk është asnjë.