Policia njofton se për 24 orë ka konfiskuar 18 motoçikleta në Ferizaj
Policia e Kosovës, ka njoftuar se me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, ka nisur zbatimi i planit operativ ‘‘Motoçikleta 2025’’. Nga PK-ja është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Ferizaj, janë shqiptuar 21 gjoba dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut. Komunikatë:…

Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, ka nisur zbatimi i planit operativ ‘‘Motoçikleta 2025’’.
Nga PK-ja është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Ferizaj, janë shqiptuar 21 gjoba dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Komunikatë:
Ferizaj, 24.05.2025
Ka vazhduar plani operativ “Motoçikleta 2025” në Ferizaj
Më 15 maj 2025 ka nisur zbatimi i planit operativ “Motoçikleta 2025” nga Policia Rajonale e Ferizajt, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Ferizaj janë shqiptuar 21 gjoba dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Qytetarët inkurajohen të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.