Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet online
Policia në Prizren ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në rajon, me qëllim informimin për masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit dhe rreziqet e lojërave online. Këto ligjërata bëhen në kuadër të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe e Udhëhequr nga Inteligjenca” dhe kanë për qëllim…
Lajme
Policia në Prizren ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në rajon, me qëllim informimin për masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit dhe rreziqet e lojërave online.
Këto ligjërata bëhen në kuadër të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe e Udhëhequr nga Inteligjenca” dhe kanë për qëllim informimin e nxënësve për masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit. Nxënësit kanë treguar interesim të madh për temat e trajtuara, ndërsa në aktivitete kanë marrë pjesë edhe psikologët e shkollave.
Gjatë ditës, aktiviteti u zhvillua në SHFMU “Pllanjane” në Pllanjanë, ku u shpërndanë edhe broshurat “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”. Policia planifikon të vazhdojë aktivitetet edhe në shkolla të tjera të rajonit, me synim përfshirjen sa më të gjerë të nxënësve.
Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj ndaj sigurisë publike dhe edukimit të brezave të rinj për një kulturë më të lartë shoqërore dhe rrugore.