Policia në Podujevë kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje në tentativë
Policia e Kosovës në Podujevë, ka publikuar fotografinë e një të dyshuari, që po kërkohet për veprën penale “grabitje në tentativë”. Policia ka njoftuar se kjo grabitje në tentativë, ka ndodhur më 11 gusht të këtij viti në një pompë derivatesh, në fshatin Gllamnik të Podujevës. “Kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me…
Lajme
Policia e Kosovës në Podujevë, ka publikuar fotografinë e një të dyshuari, që po kërkohet për veprën penale “grabitje në tentativë”.
Policia ka njoftuar se kjo grabitje në tentativë, ka ndodhur më 11 gusht të këtij viti në një pompë derivatesh, në fshatin Gllamnik të Podujevës.
“Kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tij”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: