Policia në kërkim të Egzon Reshanit, i dyshuar për vrasje në tentativë në Prizren
Policia e Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon të hetoj rastin që ka ndodhur më 5 janar të këtij viti në rugën “Ali Hadri” në Prizren. Aty kishte të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë janë plagosur dy persona që aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë, dhe po vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor në…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon të hetoj rastin që ka ndodhur më 5 janar të këtij viti në rugën “Ali Hadri” në Prizren.
Aty kishte të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë janë plagosur dy persona që aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë, dhe po vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Deri më tani, janë identifikuar dhe arrestuar persona të përfshirë në rast, por ende në arrati është Egzon Besim Reshani, i lindur më 5 korrik 1992, me banim më rrugën Shkelzen Dragaj, nr.10 në Prizren.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: