Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 8 aksidente trafiku, prej tyre: 4 me lëndime , ku kanë mbetur të lënduar 6 persona dhe 4 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 262…

Lajme

09/10/2026 08:43

Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 8 aksidente trafiku, prej tyre: 4 me lëndime , ku kanë mbetur të lënduar 6 persona dhe 4 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 262 gjoba për kundërvajtje.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.