Policia ndalon nëntë persona nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të ndryshme penale

So në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’.

Lajme

31/05/2019 14:28

Ky operacion policor ka përfshirë tri lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, atë të Kodrës së Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar:

  1. Veturë Opel Astra,
  2. Tre telefona SAMSUNG,
  3. Dy pasaporta të Republikës së Kosovës,
  4. Një librezë e veturës zvicerane.

Me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’. /Lajmi.net/