Policia me operacion të gjerë: Kontrollohen 36 lokale të natës, zbulohen viktima të trafikimit

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në vazhdën e marrjes së masave parandaluese, në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz, ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren. Dje më, 26.08.2022, se bashku me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës,…

Lajme

27/08/2022 14:51

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në vazhdën e marrjes së masave parandaluese, në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz, ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren.

Dje më, 26.08.2022, se bashku me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”.

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë kryer aktivitetet e më poshtme:

· Janë kontrolluar 36 lokale nate,

· Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura,

· Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika,

· Janë iniciuar tri raste penale,

· Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit,

· Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj),

· Shtetësi e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).

Policia do të vazhdojë aktivitet në luftën kundër veprimtarive antiligjore në përgjithësi dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në veçanti.