Policia me aksion në veri, zbulohet depo ilegale armësh pranë sheshit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në Mitrovicën e Veriut, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara si ilegale. Sipas njoftimit zyrtar, mëngjesin e së shtunës, stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me njësinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka pranuar informacion për prezencë të mundshme…

Lajme

27/09/2025 15:27

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në Mitrovicën e Veriut, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara si ilegale.

Sipas njoftimit zyrtar, mëngjesin e së shtunës, stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me njësinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka pranuar informacion për prezencë të mundshme të materialeve të kundërligjshme në një podrum ndërtese pranë Sheshit “Car Lazar”.

Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, njësitë policore kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë:

1 pushkë automatike
1 pushkë gjahu
50 fishekë
1 kondak pushke
1 palë pranga
1 mbajtës pushke
1 maskë kundër helmeve me çantën e saj
1 këllëf arme
5 karikatorë të zbrazët


Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurës hetimore për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar të përfshirët.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, përfshirë armët ilegale dhe substancat narkotike, përmes numrit pa pagesë 192 apo aplikacionit “Lajmëro Policinë”.