Policia kufitare shqiptare arresto 3 kurdë

Tre kurdë u kapën mëngjesin e sotëm në portin e qytetit të Durrësit, në përpjekje për të kaluar drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Lajme

17/08/2014 11:54

Forcat e Policisë Kufitare të Durrësit ndaluan në flagrancë tre shtetasit e huaj, të cilët do të kalonin kufirin drejt Italisë.

Por operacioni i forcave policore nuk përfundoi këtu, pasi dy shtetas të tjerë u arrestuan me dokumente të falsifikuara.

Sipas burimeve lokale, mësohet se personat do të udhëtonin drejt vendeve Shengen për të kërkuar azil.

Pas ndalimit të personave, policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar më tej rreth ngjarjes.