Policia kryen bastisje në veri – Gjenden sasi e madhe e armatimit nën tokë, jelek antiplumb, fishekë e kartela grafike
Policia e Kosovës ka marrë informacion se në një lokacion në Vallaq të Zveçanit mund të ketë armë. Pas këtij informacioni ata kanë kryer një bastisje në këtë lokacion dhe në një shtallë kuajve është hasur në një sasi e madhe armatimi, saktësisht armë, municion, granata dore dhe zolla. Të gjitha këto janë gjetur nga…

Lajme
Policia e Kosovës ka marrë informacion se në një lokacion në Vallaq të Zveçanit mund të ketë armë.
Pas këtij informacioni ata kanë kryer një bastisje në këtë lokacion dhe në një shtallë kuajve është hasur në një sasi e madhe armatimi, saktësisht armë, municion, granata dore dhe zolla.
Të gjitha këto janë gjetur nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me US-KFOR dhe njësi monitoruese të EULEX-it.
Gjithashtu, Policia ka kryer lokacione në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan ku është gjetur edhe një jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për lajmi.net se nuk ka persona të arrestuar por ka një person me interes për intervistim.
Komunikata e plotë e Policisë:
Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur në një sasi të madhe armatimi.
Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë.
Gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i rastit.
Janë zhvilluar edhe 2 bastisje të tjera në dy lokacione, një në Mitrovicë Veri dhe një në Zveçan me ç’rast kemi hasur edhe në jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike (kundërvajtje doganore).
Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar por e kemi një person me interes për intervistim.
Me rastin është duke u marrur Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
.