Policia konfirmon vdekjen e një personi në Fushticë të Drenasit, hetimet në zhvillim

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Fushticë të Drenasit, ku një person mashkull është gjetur i plagosur. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në prononcim për lajmi.net ka treguar se i njëjti është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen…

Lajme

01/11/2025 17:16

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Fushticë të Drenasit, ku një person mashkull është gjetur i plagosur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në prononcim për lajmi.net ka treguar se i njëjti është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se një person (mashkull) të plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, tha Ahmeti. /lajmi.net/