Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për shpërdorim të pasurisë së huaj në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, që deri më tani kanë thënë se nuk është identifikuar. Sipas Policisë, më 01.10.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, në një lokal, dyshohet se është kryer vepra penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Me autorizim të Prokurorisë…

Lajme

04/11/2026 12:50

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, që deri më tani kanë thënë se nuk është identifikuar.

Sipas Policisë, më 01.10.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, në një lokal, dyshohet se është kryer vepra penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Policia publikon fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkon nga qytetarët që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij, t’i ndajnë ato me organet kompetente. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit. Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë personat që ofrojnë informacione”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: