Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 20-vjeçarit nga Peja, akuzohet për disa vepra penale

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Elton Gjevukajt, 20-vjeçarit nga Peja që është i akuzuar për disa vepra penale. Ai është shpallur në kërkim nga policia, shkruan lajmi.net. 20-vjeçari akuzohet për dhunë në familje, mbajtje në pronësi të armës dhe përdorim të armës. Më poshtë keni detajet mbi personin e…

Lajme

20/06/2025 12:45

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Elton Gjevukajt, 20-vjeçarit nga Peja që është i akuzuar për disa vepra penale.

Ai është shpallur në kërkim nga policia, shkruan lajmi.net.

20-vjeçari akuzohet për dhunë në familje, mbajtje në pronësi të armës dhe përdorim të armës.

Më poshtë keni detajet mbi personin e kërkuar:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

· ELTON (Bashkim) GJEVUKAJ i lindur me 17.03.2005 nё Fshatin Bllagajё-Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

· Dhuna nё Familje

· Mbajtje nё pronёsi, kontroll dhe posedim i paautorizuar tё armёve

· Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]