Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Ismet Millakut, i zhdukur në Klinë
Policia e Kosovës, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur në Ujmir të Klinës. Policia ka njoftuar se personi i zhdukur është Ismet Millaku, i lindur më 7 shkurt të 1954-tës, shkruan lajmi.net. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion…

Lajme
Policia e Kosovës, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur në Ujmir të Klinës.
Policia ka njoftuar se personi i zhdukur është Ismet Millaku, i lindur më 7 shkurt të 1954-tës, shkruan lajmi.net.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/