Policia e arreston një person për kanosje në rrugën pranë Ambasadës Amerikane

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në një rast kanosjeje në kryeqytet. Rasti është raportuar rreth orës 11:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në…

Lajme

16/10/2025 13:26

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në një rast kanosjeje në kryeqytet.

Rasti është raportuar rreth orës 11:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, deklaroi Pllana.