Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në një diskotekë në Prishtinë, i dyshuari gjendet në arrati
Lajmi.net ka mësuar se rreth orës 1:00 të mëngjesit në një diskotekë në Prishtinë ka pasur disa të shtëna me armë zjarri. E lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje. Nga gjuajta me armë është plagosur një person. “Sot rreth orës 00:15 kemi marrë informatën se në një lokal në rrugën…
Lajme
Lajmi.net ka mësuar se rreth orës 1:00 të mëngjesit në një diskotekë në Prishtinë ka pasur disa të shtëna me armë zjarri.
E lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje.
Nga gjuajta me armë është plagosur një person.
“Sot rreth orës 00:15 kemi marrë informatën se në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit.Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Më tutje Ahmeti për lajmi.net ka thënë se personi i plagosur ka kërkuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari lidhur me këtë rast është identifikuar por që gjendet në arrati./Lajmi.net/