Policia jep detaje për gruan që pësoi sulm pasi u ndoq nga qentë në Podujevë
Policia e ka hapur rastin si “hetim mbi vdekjen” për gruan që vdiq sot në Podujevë, e cila dyshohet se pësoi sulm në zemër nga frika e ndjekjes së qenve. Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha për Express se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në…

Lajme
Policia e ka hapur rastin si “hetim mbi vdekjen” për gruan që vdiq sot në Podujevë, e cila dyshohet se pësoi sulm në zemër nga frika e ndjekjes së qenve.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha për Express se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Sot në stacionin policor të Podujevës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës (femër) me urdhër të prokuroit është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.
Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Podujevës, Adelina Stublla, gjatë ditës tha se 76-vjeçarja nga Obrança e Podujevës nuk ka pasur shenja të kafshimit nga qentë, por ka pësuar sulm në zemër si pasojë e frikës nga qentë.
“S.S 1949 Obrançë rreth orës 14:15 dërgohet në urgjencë pa shenja jete. Sipas informacioneve të stafit shëndetësor e njëjta nuk ka pas askund gjurmë kafshimi apo lëndimi nga qentë por ka pësuar sulm nga frika e ndjekjes së tyre. E ndjera është reanimuar rreth 40 min, është intubuar por edhe përkundër rikthimit në jetë nuk i ka mbijetuar sulmit.”, tha ajo.