Policia jep detaje për aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Migjeni në Prishtinë ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Tutje ka shtuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut.…

Lajme

16/09/2024 16:56

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Migjeni në Prishtinë ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti.

Tutje ka shtuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut.

“ Aksident 2 Sot rreth orës 16:00, në rrugën Migjeni në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Lajmi.net/