Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Deçan

Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në fshatin Baballoq të Deçanit. Raportohet se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, ku si pasojë dy drejtuesit dhe një pasagjere femër kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës femër. “Raportohet se ka ndodhur aksident…

Lajme

15/04/2025 09:02

Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në fshatin Baballoq të Deçanit.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, ku si pasojë dy drejtuesit dhe një pasagjere femër kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës femër.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një veture me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, dy drejtuesit dhe një pasagjere femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare”.

Kurse i lënduari tjetër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje dhe trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Lajmi.net/