Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet mbrëmë në Klinë

Një person ka vdekur si shkak i një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës. Sipas policisë, me të marrë informatën rreth orës 19:05 në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të komunikacionit rrugor. Në aksident ishin të përfshirë një automjet me…

Lajme

10/10/2024 08:48

Një person ka vdekur si shkak i një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, me të marrë informatën rreth orës 19:05 në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të komunikacionit rrugor.

Në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësorë.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё pёr deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Skenderaj-Klinё, dhe me tё arritur ne fshatin Jashanicё-Klinё, godet kёmbёsorin i cili ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor”.

Gjithashtu u tha se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/