Policia jep detaje lidhur me aksidentin ku mbeti i vdekur një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur bremë në Prishtinë.

Lajme

13/05/2021 08:45

Policia e Kosovës ka dhenë disa detaje lidhur me vdekjen e një personi mbrëmë në Prishtinë, si pasoj e një aksidenti të trafikut.

“Rr. Fazli Grajqevci-Prishtinë,12.05.2021-19:55. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj  kosovarë dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar  këmbësori i cili nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve të pësuara, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML ndërsa dy drejtuesit e automjeteve dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/