Policia iu uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, i apelon për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik
Policia e Kosovës iu ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në Kosovë tani në sezonin e verës. Përmes një postimi në Facebook, Policia iu ka bërë apel atyre për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut. “Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj! Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik! Shpejtësia,…

Lajme
Policia e Kosovës iu ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në Kosovë tani në sezonin e verës.
Përmes një postimi në Facebook, Policia iu ka bërë apel atyre për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut.
“Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj! Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik! Shpejtësia, rripi i sigurisë, telefoni – gjithçka ka rëndësi. Jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe mbrojtur! Lexoni risitë e ligjit të ri dhe ndihmoni që rrugët tona të jenë më të sigurta për të gjithë”, ka shkruar Policia e Kosovës.