Policia intervenon tek tregu i gjelbërt në Prishtinë, u krijuan grumbuj njerëzish
Policia e Kosovës ka intervenuar sot në Tregun e Gjelbërt në Prishtinë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/04/93158958_10221966670418484_6973050366229217280_o.jpg)
Lajme
Arsye për këtë janë turmat e mëdha të njerëzve që janë krijuar aty për të blerë gjësende ushqimore, shkruan lajmi.net.
Se policia ka intervenuar në këtë pjesë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Turmat e mëdha të njerëzve, duke rrezikuar kështu përhapjen e koronavirusit po krijohen pasi ministria e Shëndetësisë nga nesër ka vendosur masa shumë më rigoroze sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve. /Lajmi.net/