Policia ia kontrollon shtëpinë një burri në Kamenicë, i gjen armë e municion
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë sot, përmes rrugëve operative hetimore, ka pranuar informacion se i dyshuari Sh.B., viti i lindjes 1966, mashkull kosovar, është në posedim të armëve pa leje përkatëse. Me leje kontrolli nga Gjykata Themelore është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe…

Lajme
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë sot, përmes rrugëve operative hetimore, ka pranuar informacion se i dyshuari Sh.B., viti i lindjes 1966, mashkull kosovar, është në posedim të armëve pa leje përkatëse.
Me leje kontrolli nga Gjykata Themelore është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave për gjykatën: një (1) pushkë gjuetie e llojit BOLT A RIFLE, një (1) pushkë ajrore e llojit RETAY 70S, pesëdhjetë e një (51) copë fishekë të kalibrit 7.9 mm, një (1) fishek i kalibrit 7.62 x 39 mm, një (1) kuti me njëqind e njëzet e shtatë (127) copë fishekë të kalibrit 22LR, një (1) kuti me diabolla të pushkës ajrore, dy (2) karikatorë të pushkës së gjatë, një (1) fotrollë e pistoletës, dy (2) doreza të pistoletës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt.