Policia i gjen armët në shtëpinë e të dyshuarit në Rahovec, sekuestrohen edhe 92 fishekë
Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 92 fishekë gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në Rahovec. Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është kryer të enjten, më 8 tetor, pas pranimit të informatave inteligjente lidhur me dyshimet për posedim të paautorizuar të armëve. Gjatë kontrollit, i cili është…
Lajme
Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 92 fishekë gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në Rahovec.
Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është kryer të enjten, më 8 tetor, pas pranimit të informatave inteligjente lidhur me dyshimet për posedim të paautorizuar të armëve.
Gjatë kontrollit, i cili është realizuar me pëlqimin e të dyshuarit dhe me udhëzimin e prokurorit, janë gjetur një pushkë automatike, dy pistoleta, 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër karikatorë.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec për intervistim. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar. /Lajmi.net/